17:56 / 18.11.2026
FSK-ja zhvillon ushtrime ushtarake në Batllavë, Koliq dhe Badovc
Sh.G|RTKlive
Forca e Sigurisë së Kosovës do të zhvillojë aktivitete dhe ushtrime ushtarake në zonat e fshatrave Batllavë, Koliq dhe Badovc, nga 18 deri më 24 nëntor 2026.
Njoftimi është bërë nga Komuna e Podujevës, e cila ka informuar qytetarët se gjatë kësaj periudhe mund të vërejnë praninë dhe lëvizjen e personelit ushtarak dhe automjeteve të FSK-së në këto zona.
Sipas njoftimit të Komunës, aktivitetet janë pjesë e trajnimeve të rregullta të Forcës së Sigurisë së Kosovës.






















