23:06 / 19.11.2026
Ndërpritet energjia elektrike në Ferizaj për arsye sigurie
V.Th / RTKLive
KEDS-i ka njoftuar për ndërprerjen e energjisë elektrike në Ferizaj, pas dëmeve dhe avarive të shkaktuara në infrastrukturën energjetike nga erërat e forta.
Sipas njoftimit të KEDS-it, ndërprerja po bëhet me kërkesë të Policisë së Kosovës, si masë preventive për garantimin e sigurisë së qytetarëve.
“Ekipet tona janë në terren dhe në koordinim të plotë me institucionet gjegjëse”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.
Kompania nuk ka bërë të ditur se kur pritet të rikthehet furnizimi me energji elektrike.






















