20:52 / 19.11.2026
Ndalen punimet në një objekt ndërtimi në Skenderaj për mungesë të sigurisë
V.Th / RTKLive
Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar punimet në një objekt ndërtimi në Skenderaj, pas konstatimit të parregullsive dhe mungesës së masave të nevojshme për sigurinë dhe shëndetin në punë.
Sipas njoftimit të Inspektoratit, vendimi për ndërprerjen e punimeve është marrë pas inspektimeve në terren.
Punimet do të mbeten të ndaluara deri në eliminimin e parregullsive të konstatuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për punëtorët.
Inspektorati ka rikujtuar se respektimi i masave për sigurinë dhe shëndetin në punë është obligim ligjor për çdo punëdhënës dhe se aktivitetet ndërtimore nuk duhet të zhvillohen duke rrezikuar jetën dhe shëndetin e punëtorëve.






















