Policia ligjëron për sigurinë në internet dhe parandalimin e ngacmimeve seksuale
BKT
Kosovë

Policia ligjëron për sigurinë në internet dhe parandalimin e ngacmimeve seksuale

G.K/RTKlive

Policia e Kosovës ka mbajtur dy ligjërata vetëdijësuese në shkollat “Astrit Bytyqi” dhe “Jeronim de Rada” në Ferizaj, me qëllim parandalimin e dukurive negative dhe promovimin e një mjedisi të sigurt shkollor.

Sipas njoftimit të policisë, ligjëratat janë mbajtur të hënën, më 23 nëntor 2026, ku kanë marrë pjesë gjithsej 90 nxënës.

Në SHFMU “Astrit Bytyqi”, 70 nxënës të klasave të nënta janë informuar për parandalimin e ngacmimeve seksuale dhe masat ligjore ndëshkimore.

Ndërkaq, në SHFMU “Jeronim de Rada”, 20 nxënës të klasës së shtatë kanë marrë informacione për masat e sigurisë ndaj keqpërdorimit të internetit.

Ligjëratat janë realizuar në prani të stafit përkatës arsimor, me qëllim vetëdijesimin e nxënësve dhe forcimin e sigurisë në institucionet shkollore.

Policia ka theksuar se mbetet e përkushtuar në bashkëpunimin me institucionet arsimore për edukimin, vetëdijesimin dhe mbrojtjen e fëmijëve. 

 


MË SHUME NGA Kosovë