18:04 / 23.11.2026
Dëmtohet gypi kryesor i ujësjellësit në Prishtinë, disa lagje mbesin pa ujë
Sh.G|RTKlive
Një defekt i shkaktuar gjatë punimeve nga operatori ekonomik në zonën e “Grandit” ka dëmtuar gypin kryesor të furnizimit me ujë në Prishtinë.
Si pasojë e këtij dëmtimi, pa furnizim me ujë kanë mbetur disa zona të kryeqytetit, përfshirë Dardaninë, Lakrishten, Kalabrinë dhe një pjesë të Ulpianës, deri në drejtim të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Ndërprerja e furnizimit me ujë përfshin edhe rrugët lidhëse dhe zonat përgjatë gypave të furnizimit në këto akse.
Sipas njoftimit, ekipet e ujësjellësit janë në terren dhe po punojnë për sanimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me ujë sa më shpejt që të jetë e mundur.
Deri më tani nuk është bërë e ditur koha e saktë se kur pritet të rikthehet furnizimi me ujë në zonat e prekura.






















