Vazhdon gjelbërimi i hapësirave publike në Komunën e Obiliqit
BKT
Kosovë

Vazhdon gjelbërimi i hapësirave publike në Komunën e Obiliqit

A.B/RTKLive

Në vazhdën e aktiviteteve për një mjedis më të pastër dhe më të gjelbër, kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, së bashku me stafin e tij, sot mori pjesë në aktivitetin e mbjelljes së drunjve në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Pandeli Sotiri”, në fshatin Plemetin.

Ky aktivitet ka për qëllim shtimin e hapësirave të gjelbra dhe krijimin e një ambienti më të shëndetshëm, më të bukur dhe më të përshtatshëm për nxënësit.

Komuna e Obiliqit mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e mjedisit dhe krijimin e kushteve më të mira për gjeneratat e tanishme dhe ato të ardhshme.


MË SHUME NGA Kosovë