Drenasi nis fushatën “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”
BKT
Kosovë

Drenasi nis fushatën “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”

V.Th / RTKLive

Komuna e Drenasit ka nisur fushatën “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, me moton “Mos Hesht”, e cila do të zgjasë nga 25 nëntori deri më 10 dhjetor.

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 25 Nëntorit, Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave, është mbajtur një takim koordinues në Stacionin Policor në Drenas, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve komunale dhe Policisë së Kosovës.

Sipas njoftimit të komunës, në takim është diskutuar për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në parandalimin dhe trajtimin e rasteve të dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore, si dhe për rëndësinë e raportimit të rasteve.

Fushata është organizuar nga Njësia Komunale për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore, në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit, Qendrën për Punë Sociale dhe Grupin e Grave Asambleiste.

Po ashtu, në institucionet publike, shkolla dhe hapësira të tjera institucionale janë shpërndarë postera dhe fletëpalosje informuese për parandalimin e dhunës dhe nxitjen e raportimit të saj.


MË SHUME NGA Kosovë