15:45 / 29.11.2026
Shqipëri, 12 të lënduar në protestë
ATSH
12 persona kanë marrë ndihmë mjekësore në dy spitalet e kryeqytetit, pas lëndimeve gjatë protestës së opozitës të zhvilluar sot në Tiranë.
Sipas përditësimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 6 persona, mes tyre 2 efektivë policie, 1 deputet, 2 protestues dhe 1 kalimtar.
Të gjashtë personat janë jashtë rrezikut për jetën, në gjendje të qëndrueshme dhe po marrin trajtim në shërbimin e urgjencës.
Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur 6 protestues të lënduar. Katër prej tyre kanë lënë spitalin me këshillën e mjekut, ndërsa dy vijojnë trajtimin mjekësor.






















