Shqipëri, Policia pezullon efektivin që goditi deputetin gjatë protestës
BKT
Shqipëri

Shqipëri, Policia pezullon efektivin që goditi deputetin gjatë protestës

V. Th. / RTKLive

Policia e Shtetit në Shqipëri ka pezulluar nga detyra një punonjës policie, pasi ai goditi një deputet gjatë protestës së zhvilluar në 24 orët e fundit.

Në një deklaratë për media, Policia e Shtetit bëri të ditur se Drejtori i Përgjithshëm ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm të inspektorit me inicialet E.A., ndërsa ndaj tij ka nisur edhe hetimi disiplinor nga Drejtoria e Standardeve Profesionale.

Sipas policisë, hetimi po zhvillohet mbi bazën e pamjeve filmike dhe fakteve lidhur me veprimet e punonpësit, i cili, siç thuhet në deklaratë, nuk kishte marrë urdhër për të qëlluar me plumba gome.

Ndërkohë, për të njëjtin rast, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, në bashkëpunim me Prokurorinë, ka nisur veprimet hetimore.

Policia e Shtetit ka dënuar çdo akt dhune, duke theksuar se e drejta për protestë nuk justifikon dhunën, por as provokimet nuk mund të përligjin tejkalimin e kompetencave ligjore nga zyrtarët policorë.

Institucioni u ka bërë thirrje qytetarëve që të protestojnë në mënyrë paqësore dhe të distancohen nga personat e maskuar dhe të dhunshëm.

 


MË SHUME NGA Shqipëri