Web Faqja

Web Faqja

Faqja unike e internetit, www.rtklive.com , është një ndër projektet më të reja të lansuara në RTK. Faqja unike është startuar më 26 dhjetor 2006.

Më parë, RTK, televizioni, ka startuar faqen e internetit më 29 korrik 2002.Po ashtu, kanë ekzistuar edhe faqe të veçanta të Radio Kosovës dhe të Radio Kosova 2, të cilat, ndërkohë, ishin të fuzionuara.Fillimisht faqet e internetit, të mediumeve të veçanta të RTK-së, përmbanin informacione të përgjithshme për RTK-në, lajme ditore, video lajme me kualitet të lartë, si dhe me rubrikat mbi emisionet e RTK-së, por edhe mundësinë e lidhjes “live” me programet e radiove.

Faqja rtklive.com kishte dy linka të radiove që veprojnë në kuadër të RTK-së: Radio Kosova dhe Kosova 2, në të cilat vizitorët mund të kyçeshin, si dhe anasjelltas.
Pas vendimit që të bëhet fuzionomi i faqeve të internetit të Televizionit të Kosovës (rtklive.com) dhe asaj të Radio Kosovës dhe të Radios Kosova 2, gjegjësisht, ndërtimit të faqes së re unike për RTK-në, stafi i përbashkët, nga televizioni dhe dy radiot, u vendos në ndërtesën e Radio Kosovës, ku gjatë vitit 2006 u punua në koncipimin dhe dizajnimin e faqes me adresën/emrin rtklive.com.

Rtklive.com është faqe multilinguale.
Lanson përmbajtje në gjashtë gjuhë- shqip, serbisht, boshnjakisht, turqisht dhe në gjuhën rome, si dhe përmbajtje të caktuara edhe në gjuhën angleze.
Në shqip dhe tri gjuhë të tjera të komuniteteve kosovare- serbisht, boshnjakisht dhe turqisht, plasohen lajme edhe formë të shkuar edhe lajme e prodhime të tjera në video format, ndërsa plasohet në mënyrë të veçantë edhe programi televiziv në gjuhën rome.

Rtklive.com, po ashtu, kryen funksionin e publikimit dhe paraqitjes së të dhënave relevante që kanë të bëjnë me vet RTK.
Rtklive.com ka mundësinë për lidhje direkte me radio programet e RTK-së, që mund të ndiqen drejtpërdrejt- “live”.
Lajmet në formë të shkruar bazohen kryesisht në prodhimin e dhomave të lajmeve të redaksive të RTK-së.
Rtklive.com vazhdon të paraqesë produktet kryesore televizive si dhe prodhimet tjera të RTK-së.

Ajo që paraqet risi në faqen e përbashkët, rtklive.com, është funksionalizimi i komenteve të vizitorëve ndaj ngjarjeve kryesore të ditës, duke asimiluar kështu mundësitë teknike-editoriale që rtklive.com të jetë një medium i hapur, interaktiv.
Po, ashtu në faqen e re është koncipuar rubrika e veçantë “Sporti në RTK”, ku përveç lajmeve në video format, azhurohen të rejat kryesore nga sporti kosovar dhe ai ndërkombëtar.

Për të gjitha vërejtjet, sugjerimet e propozimet, na shkruani në adresën tonë: [email protected]