Nuk shqyrtohet raporti për KPMM-në, mungojnë deputetët
BKT
Lajme

Nuk shqyrtohet raporti për KPMM-në, mungojnë deputetët

Në Komisionin për Zhvillim Ekonomik nuk është shqyrtuar raporti vjetor i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale(KPMM) për vitin 2018.

Duke thënë se raporti për KPMM është mjaft me rëndësi për shqyrtim, kryetarja e Komisionit Sala Berisha- Shala tha se në mungesë të kuorumit nuk mund të diskutohet për këtë raport.

“Është e pakuptueshme që anëtarët  nuk vijnë në Komision”, tha Berisha-Shala.

Në këtë komision kanë marr pjesë vetëm deputeti Lutfi Zharku dhe kryetarja e Komisionit, Sala Berisha - Shala.


MË SHUME NGA Lajme