VIDEO - 20 vite nga eksodi, “Përkujtojmë tragjedinë- Festojmë lirinë”
BKT
Lajme

VIDEO - 20 vite nga eksodi, “Përkujtojmë tragjedinë- Festojmë lirinë”

Janë bërë 20 vite nga eksodi i shqiptarëve të Kosovës, kur gjatë luftës në 1998-1999, rreth një milion shqiptarë u detyruan nga forcat paramilitare serbe të shpërnguleshin në Shqipëri dhe Maqedoni.

Par të shënuar këtë përvjetori të hënën në sheshin e qytetit të Mitrovicës është mbajtur manifestimi i 20 vjetorit të organizuar n nga OJQ “Eksodi ‘99”, me moton “Përkujtojmë tragjedinë- Festojmë lirinë”, në sheshin e qytetit.

Për të folur për manifestimin e 20 vjetorit, 1999-2019 me moton, “Përkujtojmë tragjedinë- Festojmë lirinë” mysafirë në emisionin ‘Studio e Hapur’ në RTK3, janë Ali Topalli kryetar i OJQ “Eksodi '99” dhe Kapit Peci, organizator i përvjetorit të 20-të të këtij manifestimi.

Topalli fillimisht sqaroi se ky OJQ “Eksodi ‘99” po e përkujton tash e 20 vjet këtë tragjedi të shqiptarëve, kur forcat paramilitare e ushtarake serbe detyruan rreth 100 mije shqiptarë të Mitrovicës e Vushtrrisë që të lëshojnë shtëpitë e tyre, me qëllim që të bëjnë dëbimin e shqiptarëve dhe spastrimin e Kosovës nga shqiptarët.

“Eksodi më tragjik ka qenë ai nga Mitrovica për në Shqipëri, ku shqiptarët rreth 200 kilometra i kanë kaluar këmbë, deri në kufirin shqiptaro- shqiptarë, ku çdo 200 - 300 metra ka pas kontrollime dhe maltretime nga grupe policore paramilitare e ushtarake serbe”, përkujton Topalli.

Ai thotë se qëllimi i këtij manifestimi është, ashtu si thuhet edhe në moto, “Përkujtojmë tragjedinë- Festojmë lirinë”, pra që mos ta harrojmë të kaluarën.

Topalli rrëfeu ngjarje të shumta dhe rrëqethëse të atyre ditëve, të përndjekjes që shqiptarëve nga shtëpitë e veta.”Nga Mitrovica deri në Krushë të Vogël kemi ecur për tri ditë, atje na kanë ndaluar par katër orë në shi, pastaj na detyruan të kthehemi mbrapa. Jemi kthye në një serë në Rahovec, ku jemi ndije si në shtëpitë tona. Aty për tri ditë e tri net na kanë pritur shumë mirë vendasit, pastaj kanë arritur forcat serbe dhe na kanë urdhëruar që të ikim par në Shqipëri”, tha ai.

Topalli vazhdoi tutje rrëfimin e gjatë e rrëqethës par këtë eksod. “Ka qenë një udhëtim shumë i vështirë, më kujtohen dy djem që bartnin me në krah një nënë të moshuar, kam parë edhe shumë ngjarje të tmerrshme”, tha ai.

Topalli u ankua se institucionet e Kosovës nuk e kanë ndihmuar sa duhen manifestimet e OJQ-së Eksodi, në shënimin e kësaj ngjarje. “Qeveria ka filluar shumë vonë të ndihmojë organizimin e këtij manifestimi. Qeveria ka ndihmuar në ndërtimin e “Kullës së Qëndresës” në Kukës”.

Edhe organizatori i manifestimit, “Përkujtojmë tragjedinë- Festojmë lirinë”, Kapit Peci foli par tmerrin e vitit 1999 në qytetin e Mitrovicës para dëbimit për në Shqipëri.

“Do të kthehem te masakrat e disa ditëve para eksodit që ndodhi me 16 Prill 1999 ishin tri masakra të mëdha që ndodhën para eksodit”, tha ai. Peci tregoi se disa ditë para se shqiptarët të dëbohen nga shtëpitë e tyre në Mitrovicë, forcat paramilitare policore e ushtarake serbe, vranë e masakruan dhjetëra shqiptarë.

Më pas Peci foli par organizimin e këtij manifestimi, që filloi në sheshin e Mitrovicës, ku më parë është ngritur edh një monument i cili përkujton eksodin e para 20 vjetëve.

“Në sheshin e Mitrovicës kemi organizua manifestimin, ku u shfaq një program i pasur kulturorë, pastaj kemi vazhduar manifestimin në Rahovec. Dje kemi patur organizimin në Kukës. Po them se në këtë manifestim morën pjesë edhe rreth 20 ansamble muzikore të cilat e kanë bërë edhe më madhështor këtë manifestim”, tha pos tjerash Peci, dhe shtoi se kanë organizuar udhëtimin falas për të pranishmit për në Kukës.

Për më shumë ndiqni videon në vazhdim:

 


MË SHUME NGA Lajme