VIDEO-Lënda ‘Edukimi medial’ i nevojshëm për arsimin në Kosovë
RTKlive
Në shkollat e Kosovës duhet të futet lënda ‘Edukimi medial’.
Profesoresha e Departamentit të Gazetarisë në Fakultetin e Filologjisë, Remzije Shahini-Hoxhaj tha se në lënda “Edukimi në media”, duhet të futet në procesin arsimor në Kosovë.
“Ne si departament nga viti 2010 kemi filluar ta përhapim si ide që lënda 'Edukimi media' të jetë pjesë në shkollat e Kosovës. Fillimisht kemi dashur ta fusim si lëndë në kuadër të kurrikulës shkollore, por deri tash nuk ka pasur diçka konkrete, përkundër asaj që ne në departamentin e gazetarisë e kemi lëndën “Edukimi media”, “, tha ajo sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Sipas saj në shumicën e vendeve të botës Lënda ‘Edukimi medial’ është pjesë e kurrikulës shkollore. “Kjo lëndë duhet të jetë pjesë, për shkak të zhvillimi dhe rëndësia e medieve që është sot në zhvillim”, tha ajo.
Shahini-Hoxhaj vlerësoi se lënda "Edukimi medial" do të ishte mundësi për zhvillim kritik.























