Haradinaj u kërkon donatorëve përkrahje për Kosovën
BKT
Lajme

Haradinaj u kërkon donatorëve përkrahje për Kosovën

Në forumin e nivelit të lartë për koordinimin e donacioneve të jashtme, kryeministri Ramush Haradinaj theksoi se populli i Kosovës është mirënjohës për donatorët dhe mjetet e dërguara në Kosovë për 20 vjet.

Kryeministri Haradinaj tha se falë kësaj përkrahjeje,  Kosova është  në Kosovë jetohet më mirë dhe ka progres edhe në aspektet reformative.

 Haradinaj pati edhe një porosi për donatorët.

“Mos u zhgënjeni nga ndonjë lëshim që mund të ketë në Kosovë, ose mos e zbehni përkrahjen për Kosovë. Nuk keni krijuar parazit por keni nxitë përparim”, tha Haradinaj.

Haradinaj ndër të tjera premtoi  Qeveria e tij  do të ndajë mjete për katedralen Notre Dame e cila u dogj ditë më parë.

Ministrja e Integrimeve Evropiane Dhurata Hoxha theksoi se si shtet më i ri dhe më proevropian është duke zbatuar MSA për t’i hapur rrugë integrimeve evropiane.

“Sigurisht që kemi sfida para nesh sikur çdo shtet në botë, mirëpo kemi synuar që mjetet e donacioneve të jenë të destinuara dhe të implementuara në projekte adekuate”, theksoi Hoxha.

Përfaqësuesja e BE për Kosovës Nataya Apostolova tha se donacionet e BE që janë rreth 100 milionë euro në vit, janë të destinuara për sundimin e ligjit, për ekonomi, për arsim, për bujqësi dhe energji. “Këto donacione vërtetë kanë ndihmuar jetët e qytetarëve në Kosovë. Ky forum është një mundësi të shohim arritjet dhe planifikimet për të ardhmen”, tha Apostollova.


MË SHUME NGA Lajme