Allegri: E merituam humbjen
BKT
Sport

Allegri: E merituam humbjen

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ashtu si presidenti Agnelli, deklaroi se Ajaxi e meritoi fitoren ndaj ekipit të tij dhe kualifikimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

“Ajaxi e meritoi plotësisht kualifikimin në gjysmëfinale”, ka deklaruar Allegri për Sky pas ndeshjes.

“Luajtëm mirë në pjesën e parë, përpos disa gabimeve nga nxitimi kur rifitonim posedimin e topit. Futbolli është i pamëshirshëm, sepse pëson një gol dhe më pas shtohet frika. Ne u vumë në presion në pjesën e dytë kur duhej të kishim treguar një tjetër karakter loje.”

Juventusi humbi 2:1 para tifozëve së vet duke u eliminuar me rezultat të përgjithshëm prej 3:2 pas barazimit 1:1 në ndeshjen e parë Amsterdam.