City-Tottenham dhe Porto-Liverpool, formacionet e mundshme
BKT
Sport

City-Tottenham dhe Porto-Liverpool, formacionet e mundshme

Liga e Kampionëve do të vazhdojë sonte më dy ndeshjet kthyese të çerekfinaleve.

Manchester City-Tottenham, konsiderohet ndeshja kryesore e sotme, pasi që “Spurs” kishin fituar përballjen e parë me rezultat 1-0. Djemtë e Pep Guardiolës në duelin e sontme hynë të më të gjitha forcat për ta përmbysur rezultatin e lojës së parë dhe për të kaluar në gjysmëfinalen e kësaj ligë, edhe pse “Qytetarët” nuk do ta kenë aspak lehtë, sepse përball kanë një skuadër siç është Tottenahm, skuadër që nuk thyhet lehtë.

Ndërkohë, në takimin tjetër të sontme takohen Porto dhe Liverpool. Skuadrën portugeze e pret një mision i vështirë, përmbysjen e rezultati të ndeshjes së parë të cilin “The Reds” e kishin fituar me rezultat 2-0.

Manchester City-Tottenham, formacionet e mundshme

Man City: Ederson; Walker, Stones, Laporte, Zinchenko; De Bruyne, Fernandinho, David Silva; Bernardo Silva, Jesus dhe Sterling.

Tottenham: Lloris; Alderëeireld, Sanchez, Vertonghen; Trippier, Sissoko, Winks, Davies; Eriksen, Alli dhe Son.

Porto-Liverpool, formacionet e mundshme

Porto: Casillas, Maxi Pereira, Militao, Felipe, Alex Telles, Danilo, Oliver, Corona, Marega, Tiquinho dhe Otavio.

Liverpool: Alisson, Gomez, Matip, Van Dijk, Robertson, Wijnaldum, Milner, Henderson, Salah, Mane dhe Firmino.