AAK vendos mos të marrë pjesë në zgjedhjet në veri
BKT
Lajme

AAK vendos mos të marrë pjesë në zgjedhjet në veri

Pas Lidhjes Demokratike të Kosovës, edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar se do të jetë e përkushtuar që procesi i zgjedhjeve për kryetarët e katër komunave: Mitrovicë Veriore, Zubin Potok, Leposaviq, Zveçan, të jetë konform standardit të normave demokratike dhe në përputhje  me rregullat e përcaktuara me ligj për zgjedhje të lira e të ndershme. 

''Pas konsultimeve të zhvilluara me udhëheqjet e Degëve tona në këto komuna, AAK ka marrë vendim që të mos ketë kandidatura në këto zgjedhje dhe votuesit e saj, do të jenë krejtësisht të lirë të mbështesin kandidatë më të mirë, pavarësisht përkatësisë së tyre politike e partiake'' thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Lajme