Këto janë shenjat e abuzimit emocional
Përkundër abuzimit fizik, abuzimi emocional është shumë më i vështirë për t’u diagnostikuar. Mund ta sulmojë shumë ngadalë një person dhe rezultatet mund të jenë aq të rënda sa një abuzim fizik, shkruan The Independent.
Këto janë disa nga shenjat që tregojnë, se një person është duke përjetuar një abuzim emocional:
Ndiheni të pafuqishëm- Nëse sjellja e partnerit tuaj ju bënë të ndjeheni më të vegjël, të kontrolluar ose ju nuk mund të shpreheni me të atëherë ju jeni duke përjetuar një abuzim emocional.
Ndiheni në faj- Kjo është një metodë e manipulimit të ndjenjave. Ju ndiheni gjatë gjithë kohës që keni faj edhe nëse diçka nuk shkon.
Ndiheni të nënvlerësuar- Nëse partneri juaj vazhdimisht ua shtypë mendimin, ose iu bënë të dyshoni në opinionet dhe qëndrimet tuaja, atëherë ju jeni duke kaluar nëpër një situatë abuzive.
Kritikoheni- Sipas disa psikologëve, nëse të gjithë janë duke iu komplimentuar për rrobat e reja, stilin e ri të flokëve apo edhe humbjen e peshës dhe vetëm partneri juaj jo, atëherë kjo është tipike një sjellje abuzive ndaj jush.
Partneri është indiferent ndaj jush- Nëse ai dëshiron që gjatë gjithë kohës, fokusi të jetë në të dhe ai nuk është mbështetës, atëherë është kohë të vazhdoni përpara pa të.
Dyshoni në vetën tuaj- Kur e vëreni veten tuaj të dhënë pas partnerit tuaj, dhe nuk fokusoheni më për gjërat tuaja, atëherë ju keni filluar të dyshoni edhe në aftësitë tuaja. Kjo është një shenjë tipike e abuzimit emocional.
Njerëzit kanë tendencë të nënvlerësojnë këtë gjendje, dhe nuk i kushtojnë shumë vëmendje, mirëpo ata duhet të vetëdijësohen mbi rëndësine dhe seriozitetin e kësaj çështje, e cila mund të përfundoje me probleme më serioze.























