23:02 / 17.04.2019
Selmani: Po të isha në vend të Rekës do të përqendrohesha te këta qytetarë
Njohësi i rrethanave politike në Maqedoninë e Veriut, Bashkim Selmani, ka thënë se pot ë ishte në vend të kandidatit shqiptar, Blerim Reka, ai do të kërkonte votat e shqiptarëve dhe të qytetarëve me besim islam.
Ai ka folur të mërkurën në “55 minuta” te RTK 3.
“Unë po të isha në vend të tij do të kërkoja votën e shqiptarëve dhe votat e qytetarëve me besim islam. Qytetarët me besim islam janë 61 përqind”, ka thënë ai.
Sipas tij, Reka flet më shumë për korrupsionin, kurse nuk është marrë me emërimin e ambasadorëve dhe në sektorin e sigurisë.
Selmani ka theksuar se meqë janë tri përcaktime, nuk mendon që presidenti nuk do të zgjidhet në raundin e parë.























