Tuna e papërgatitur e përdorur në sushi, po rrezikon njerëzit nga salmonela
BKT
Lifestyle

Tuna e papërgatitur e përdorur në sushi, po rrezikon njerëzit nga salmonela

Tuna e cila përdoret në SHBA për sushi, po del të jetë shqetësuese për frikën e Salmonelës.

Tetëmbëdhjetë njerëz kanë përfunduar të sëmurë në shtatë shtete këtë vit pas marrjes së peshkut të papërpunuar, të gjitha të siguruar nga Jensen Tuna, në restorante dhe supermarkete.

Në një paralajmërim të lëshuar të martën, zyrtarët federalë të shëndetësisë thanë se shtetet e prekura ishin: Connecticut, Ioëa, Illinois, Minesota, Dakota e Veriut, Nju Jorku dhe Uashingtoni – por paralajmëruan se mund të ketë edhe të tjera.

Të gjithë peshqit ishin importuar nga një ofrues Vietnamese, JK Fish, njofton Klan Kosova.

Deri tani nuk janë raportuar vdekje, por shtatë persona janë shtruar në spital, thuhet në një deklaratë të Administratës së Ushqimit dhe Medikamenteve në SHBA (FDA).