Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Shyqri Galica - nënkryetar i LSHK-së, do të jetë mysafiri i parë, i cili do të flas për sofrën poetike ”Ymer Elshani”.
Të ftuarit e radhës do të jenë Florina Berisha - Kryetare e Shoqatës Farmaceutike të Kosovës, Dashnor Nebija - Profesor në Fakultetin e Farmacisë dhe
Diamant Thaçi - Profesor në Universitetin Luebeck në Gjermani.
Kurse në lidhje të drejtpërdrejt, do të jetë Besim Hasani - kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës, i cili do të flas për festivalin sportiv për parafillorë.
Emisioni “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























