Balaj: Gjendjen e rëndë në Telekom e sollën vetë institucionet
BKT
Lajme

Balaj: Gjendjen e rëndë në Telekom e sollën vetë institucionet

Lami Balaj nga Sindikata e Punëtëorëve të Telekomit ka thënë se vetëm kontrata me “Z-Molbile” i ka shkaktuar dëm Telekomit 110 milionë euro. Kurse kontratat e tjera e kanë dëmtuar 250 milionë euro.

Ai duke folur për gjendjen e rëndë në Telekomin e Kosovës të enjten në “55 minuta” te RTK ka thënë se atë e sollën institucionet e Kosovës.

“E gjithë kjo çka ka ndodhur në Telekomin e Kosovës është e shkaktuar nga institucionet e Kosovës. Koha kur kanë filluar që të nënshkruhen kontratat e këqija. E para me “Z-Mobile” dhe më pas qindra kontrata të tjera. Goditja më e madhe Telekomit iu dha në vitin 2010, kur u ndalën projektet në emër të privatizimit. Aty u degradua Telekomi dhe iu morën mjetet”, ka thënë ai. “Punësimet nuk e dëmtojnë Telekomin sa kontratat”.


MË SHUME NGA Lajme