22:49 / 18.04.2019
Demaliaj: Komisioni hetimor për Telekom, do t`i hapet rruga gjyqësisë
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Shkumbin Demaliaj, ka thënë se Komisioni hetimor për gjendjen e Telekomiit nëse finalizon hetimet, atëherë rekomandimet ia jep Kuvendit dhe pastaj do t`i krijohet rasti Prokurorisë.
Duke folur në “55” minuta te RTK, ai ka theksuar se Komisioni e ka hartuar një plan dhe çdo gjë që është ligjore do të hetohet.
"Nëse është nevoja do të krijohet edhe komision tjetër. Nuk është vetëm çështja kontraktuale po edhe menaxhmenti”, ka thënë ai.
Demaliaj ka folur edhe për punësimet e shumta në Telekom.
“Nuk ka punësuar AAK njerëzit, por mund të jenë njerëz që janë të afërt me partinë. Betohem që kurrë në ndërtesën e PTK-së nuk kam qenë. Kam punë të tjera dhe merrem me punë legjislative”, ka thënë ai.























