Eredivisie shtyn ndeshjet për ta ndihmuar Ajaxin
BKT
Sport

Eredivisie shtyn ndeshjet për ta ndihmuar Ajaxin

Eredivisie ka shtyrë të gjitha ndeshjet e një jave të kampionatit për t’i dhënë mundësinë Aax-it të përgatitet për ndeshjen e parë kundër Tottenham, në Londër.

Sipas kalendarit, Ajax do të përballej me datë 28 prill me De Graafschap (skuadër që lufton për mbijetesë) dhe më pas do udhëtonte direkt për në Angli, ku me 30 prill do luante ndeshjen e parë ndaj Tottenham për gjysmëfinalet e Champions League, raporton Telesport.

Kreu Federatës së Futbollit të Holandës, Eric Gudde tha: “Kemi parë çdo mundësi për të lëvizur ndeshjet e Ajax, që të bëjë progres në Champions League. Planin tonë ua kemi paraqitur klubeve. Nuk është ideale për të gjithë, por e vlerësoj që të gjithë ranë dakord për të ndihmuar Ajax-in. Kjo është bërë për të ndihmuar futbollin holandez në tërësi sepse është gjë e madhe të kemi sukses në Europë”.

Ndërkohë Tottenham për ndeshjen e kthimit e ka kalendarin tepër të ngjeshur. 48 orë para se të ndeshet me Ajax-in në Holandë, do të luajë ndaj Bournemouth me 6 maj dhe me 8 do luajë ndaj Ajax-it.