Sa më shpejt të hani aq më shumë probleme i shkaktoni vetes
Zbuloni kur është koha ideale e ngrënies së një vakti.
Një studim i kohëve të fundit tregon se është shumë e rëndësishme koha dhe mënyra se si hani atë që ndodhet në pjatën tuaj.
Studiuesit japonezë ndoqën 1083 të rritur për pesë vjet, duke i ndarë ato në tri kategori bazuar në sa shpejt hanin: i ngadaltë normal dhe i shpejtë. Ata gjithashtu iu përgjigjën një pyetësori në fillim të studimit, duke ndarë dietat, aktivitetin fizik dhe historinë mjekësore.
Në fillim asnjë prej vullnetarëve nuk kishte sindromën metabolik – që do të thotë të keni të paktën tre faktorë të rrezikut, duke përfshirë obezitetin e barkut, kolesterolin e ulët dhe trigliceridet e larta, presionin e lartë të gjakut dhe sheqerin e lartë të gjakut, gjë që mund të çonte në probleme shëndetësore si kushtet e zemrës dhe diabetit, transmeton “Living”.
Por kjo nuk është e gjitha. Ngrënësit e shpejtë gjithashtu panë më shumë shtim në peshë, sidomos në pjesën e belit dhe nivele më të larta të sheqerit në gjak. Studiuesit thonë se ngënia e shpejtë nuk i lë kohë trurit të sinjalizojë një ndalim dhe në këtë mënyrë ju hani më shumë.























