VIDEO - Kërkohet që Gjykata Speciale t’i gjykojë edhe krimet serbe
BKT
Lajme

VIDEO - Kërkohet që Gjykata Speciale t’i gjykojë edhe krimet serbe

Krimet serbe të kryera në Kosovë ishte temë e debatit në “Info 3 Live” në RTK 3, e ku mysafirë ishin përfaqësuesit e shoqatës “Familja dhe Shpresa” nga Klina, Zana Bytyçi – Geci dhe Ekrem Krasniqi.

Gjatë këtij emisioni u fol për takimin që patën përfaqësuesit e kësaj shoqate dje me zyrtarët e Ambasadës Amerikane si dhe për kërkesën e tyre drejtuar Kuvendit të Kosovës dhe institucioneve tjera që të bëhet plotësimi i Ligjit për Gjykatën Speciale, në mënyrë që kjo gjykatë t’i gjykojë edhe kriminelët serbë që kanë kryer masakra në Kosovë.

Shoqata “Familja dhe Shpresa” merret kryesisht me krimet e luftës të kryera në Kosovë, më saktësisht me masakrën e Kralanit , në të cilën janë 86 të vrarë.

Për më shumë ndiqeni videon e mëposhtme:

 

 


MË SHUME NGA Lajme