16:48 / 19.04.2019
Wanda: Icardi nuk do të largohet nga Interi
Wanda Nara përsërit se Icardi nuk do të largohet nga Interi.
"Mauro Icardi tani është më i qetë, ai gjithmonë ka pasur një marrëdhënie të bukur me të gjithë, dhe do të jemi këtu përsëri vitin e ardhshëm", tha agjentia e sulmuesit argjentinas.
Tifozët e Interit e akuzuan Wanda-n si shkaktaren kryesore për formën e dobët të Icardit, transmeton albeu.
Kujtojmë se Interi i hoqi shiritin e kapitenit Icardit dhe mediat aluduan se numri 9 do të largohet nga Interi në fund të sezonit.























