17:58 / 20.04.2019
Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
I ftuar i parë do të jetë Don Lush Gjergji, nga Ipeshkvia e Kosovës i cili do të flas për festën e pashkëve.
Në lidhje direkte nga Lubjana i ftuar do të jetë Naser Gashi, pastiçer i cili do të flas lidhur me shkollën për artin kulinar.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























