Pastroni vaskën me uthull dhe sodë buke
BKT
Lifestyle

Pastroni vaskën me uthull dhe sodë buke

Shumë njerëz harxhojnë para të mëdha për të blerë produktet të shtrenjta të pastrimit.

Kjo pasi ata dëshirojnë që shtëpia e tyre dhe vendi ku qëndrojnë të jetë i pastër.

Vaska është një ndër ato objekte që duhet pastruar vazhdimisht dhe i duhet ndërruaj uji pas çdo larjeje pasi në këtë mënyrë bëhet i mundur dizenfektimi i saj.

Por nuk mjafton me kaq pasi patogjenët agresivë dhe bakteret e ndryshme mbesin sërish brenda saj.

Për t’i rikthyer pastërtinë dhe shkëlqimin mjafton të shtoni në një enë 1 gotë uthull të bardhë rrushi dhe 2 lugë sodë buke.

Treteni masën në një kovë ose legen me ujë dhe pastroni gjithë sipërfaqen e saj me ndihmën e një sfungjeri.