Derbi Inter - Roma përfundon pa fitues
BKT
Sport

Derbi Inter - Roma përfundon pa fitues

Derbi i sotëm i Serisë A i zhvilluar në “San Siro” mes Interit dhe Romës, u përmbyll me barazim.

Një goditje me të djathtë nga ana e El Shaarawyt kaloi në epërsi kryeqytetasit në minutën e 14-të.

Por Interi barazoi ku Perisiç shënoi me kokë në minutën e 61-të.

Interi e dominoi ndeshjen sa i përket posedimit të topit (71% Inter – 29% Roma),  mirëpo e pati vetëm një goditje më shumë se Roma brenda kuadratit të portës.

Dy pikët e humbura nga kjo ndeshje nuk ia rrezikojnë Interin pozitën e tretë, pasi që edhe Milani, që renditet në pozitën e katërt, barazoi sot dhe tani është pesë pikë larg rivalit të qytetit.

Në anën tjetër, Roma e mban ende gjallë shpresën për ta siguruar një vend në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, pasi që e ka vetëm një pikë më pak se Milani në tabelën e Serisë A.