Feronikeli dërrmon KEK-un, rikthehet në krye, s’ka fitues në Gjilan
BKT
Sport

Feronikeli dërrmon KEK-un, rikthehet në krye, s’ka fitues në Gjilan

RTKlive

Feronikeli e ka deklasuar KEK-un, duke e mposhtur në udhëtim me rezultat 0-4, të dielën në “Agron Rama”, takim ky i zhvilluar në kuadër të javës së 28-të të IPKO Superliga e Kosovës në futboll, raporton RTKlive.

Skuadra nga Drenasi, ka vazhduar formën e mirë në këtë sezon, duke arkëtuar edhe tri pikë të mëdha dhe duke u rikthye në krye të tabelës.

Padyshim se njeriu i ndeshjes ishte sulmuesi Kastriot Rexha, i cili shënoi het-trik dhe të tre golat i shënoi nga penalltia, kurse, një gol për skuadrën mike Da Silva.

Pas kësaj fitore, “Nikli” rikthehet në krye të tabelës me 65 pikë, aq sa ka edhe Prishtina, kurse, KEK-u është ç’regjistruar nga elita e futbollit tonë.

Ndërkohë, në takimin tjetër të ditës së sotme Drita dhe Trepça ’89 kanë ndarë pikët duke luajtur baras 1-1.

Traore (27’) zhbllokoi lojën duke kaluar “minatorët” në epërsi prej 0-1, derisa Xhevdet Shabani (77’), ia siguroi një pikë gjilanasve.