17:57 / 21.04.2019
Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Për të folur për festën e Pashkëve i ftuar do të ketë pastori nga Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës.
I ftuari i radhës do të jetë Murat Sahin, shef i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë i cili do të flas për Javën e imunizmit.
Kurse, në lidhje direkte do të jetë Zeqir Veselaj, profesor në UP, njohës i fushës së mjedisit ku do të flas për Ditën e Tokës.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























