Haxhiu: Duam largimin e kryeprokurorit, Lumezi s’po lufton korrupsionin
BKT
Lajme

Haxhiu: Duam largimin e kryeprokurorit, Lumezi s’po lufton korrupsionin

Deputetja e LVV-së, Albulena Haxhiu ka thënë se kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi, duhet të largohet nga pozita, pasi që sipas saj ai nuk ka treguar rezultate në luftimin e krimit dhe korrupsionit.

Në IMAZH të RTK-së, ajo tha se vendi është plot krim e korrupsion ndërkohë nuk ka veprime konkrete nga sistemi posaçerisht ai prokurorial.

“Kryeprokurorit Lumezi i shkon mirë emërimit Lepur sepse ai ka frikën nga pushteti, po ta bënte të kundërtën do ta quanim Luan, por deri me tash ai sillet si Lepur frigacak”, ka deklaruar Haxhiu.

Sipas saj i gjithë krimi e korrupsioni po ndodhin para syve të Lumezit dhe ai sillet kinse nuk i shef ato.  Ajo deklaroi se edhe afera për provimin e jurispodencës nuk ka kaluar në gjykatë, prandaj sipas saj aty ka dyshime.

Deputetja ka qenë shumë kritike ndaj deklaratës së Zyrës së Kryeprokurorit dhe Këshillit Prokurorial ndaj Rexhep Selimit, duke thënë se ajo është trishtuese për shkak se aty është akuzuar deputeti Selimi se ka përkrahur grupe kriminale.


MË SHUME NGA Lajme