00:25 / 23.04.2019
Gjendet pa shenja jete personi që e kishte zënë shembja e hotelit
Është gjetur pa shenja jete trupi i personit nën pjesën e rrënuar të ish-hotel "Adriatiku" në Mitrovicë.
Burime të rtklive.com kanë treguar se trupi i personit po bartet për në Prishtinë.
Katër punëtorë kanë qenë duke punuar në ish-hotelin “Adriatiku” në momentin e shembjes, ku tre prej tyre kanë arritur të dalin, derisa një dyshohet se ka mbetur brenda.























