Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
RTKlive
Sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafir i parë do të jetë Jacques Baudoin, shkrimtar dhe autor i librit 'Lindja e një demokracie: Hashim Thaçi dhe rruga drejt pavarësisë së Kosovës'.
E ftuara e radhës do të jetë Rona Nishliu, këngëtare, e cila do të flas rreth koncertit promovues të albumit 'Mindil', i cili do të mbahet nesër.
Të martën shënohet Dita Botërore e librit dhe të drejtave të autorit, lidhur me ketë temë në lidhje direkte do të jetë Valon Kashtanjeva, drejtor i Zyrës për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta, MKRS.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























