06:56 / 23.04.2019
Diskutohet për politikat e mjedisit në nivel lokal
Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) sot do të organizojë diskutimin publik me temën “Politikat e Ambientit në Nivel Lokal”.
Ngjarja përkon me Ditën Ndërkombëtare të Tokës dhe për synim ka diskutimin për mundësitë e bashkëpunimit në funksion të avancimit të politikave të mjedisit në përputhje me objektivat dhe përgjegjësitë që dalin nga Strategjia për Mbrojtje të Mjedisit.
Pjesëmarrës në takim do të jenë Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, z. Fatmir Matoshi; Zëdhënësja e Qeverisë së Republikës së Kosovës, znj. Donjeta Gashi; Drejtorë të Drejtorive të Shërbimeve Publike nga niveli lokal, përfaqësues nga organizatat partnere ndërkombëtare dhe shoqërisë civile.























