VIDEO – Legalizimi i armëve, edhe dy muaj afat për aplikim
BKT
Lajme

VIDEO – Legalizimi i armëve, edhe dy muaj afat për aplikim

Procesi i legalizimit të armëve në Kosovë dhe për sfidat e ndryshme që hasin institucionet tona në këtë proces ishin temë e diskutimit në emisionin “Aktual” me zëvendësministrin e Punëve të Brendshme, Ilmi Zeka.

Qytetarët e Kosovës kanë edhe dy muaj kohë për t’i legalizuar armët e tyre, derisa pas kësaj përudhe armët e paligjshme do të konfiskohen dhe dënimi për posedimin ilegal mund të jetë me gjobë, por edhe me burgim.

“Çështja e legalizimit të armëve është një proces mjaft i rëndësishëm për Republikën e Kosovës, por edhe për sigurinë nacionale. Është krejt e natyrshme që çdo fillim i ka sfidat e veta. Në këtë format çfarë është bërë legalizimi është bërë për herë të parë në Kosovë dhe natyrisht që njerëzit derisa të arrijnë te informacioni dhe çështjet e tjera ndoshta pak hezitojnë, por ne si MPB mendojmë se procesi po shkon si duhet dhe në një farë forme kemi arritur që së paku t’i sqarojmë qytetarët se çfarë paraqet legalizimi dhe cilat janë arsyet pse duhet bërë legalizimi”, ka theksuar Zeka.


Për më shumë ndiqeni videon e mëposhtme:
 


MË SHUME NGA Lajme