12:33 / 23.04.2019
Ish-kryeshefi i PTK-së Shyqyri Haxha, sonte i ftuar në RTK
RTKlive
Sonte në Intervistën e Javës në RTK, i ftuar Shyqyri Haxha, ish-kryeshef i PTK-së, aktualisht profesor universitar në Britaninë e Madhe.
Flasim për krizën e Telekomit të Kosovës, hetimin parlamentar dhe alternativat e mundshme për rimëkëmbjen e PTK-së. Kush ia uli vlerën kompanisë publike që dikur vlente një miliard euro? Si u nënshkruan kontratat e dëmshme dhe kush përfitoi nga degradimi i PTK-së? .
Këto dhe të tjera, në “Intervista me Blerimin”, sonte prej orës 20.10 në RTK.























