VIDEO - Ikja e të rinjve nga Peja, debat pozitë-opozitë
Kosova javëve të fundit është duke u ballafaquar me ikje të të rinjve nga vendi, derisa si shkak i këtij fenomeni thuhet se është humbja e shpresës për perspektivë në Kosovë.
Pikërisht lidhur me këtë çështje në emisionin “Studio e Hapur” në RTK 3 u debatua me përfaqësues të dy subjekteve politike në komunën e Pejës, Jeton Abazajn nga LDK, drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Jeton Abazaj dhe Ardian Berishën nga AAK, subjekt opozitar në këtë komunë.
Përfaqësuesi i LDK-së theksoi se në Pejë nuk ka ikje masive të të rinjve si në komunat e tjera, por vetëm ikje individuale dhe sipas tij numrat e të ikurve janë shumë të vogël, andaj edhe nuk ka arsye për shqetësim. Megjithatë, me këtë konstatim të drejtorit nuk u pajtua përfaqësuesi opozitar në Komunën e Pejës, i cili theksoi se qeverisja në Pejë nuk ka ndërtuar një strategji për mbrojtjen e të rinjve që ata të mos ikin nga vendi. Ai ka thënë se në pesë vitet e fundit nuk janë dhënë bursa për studentët, derisa në qeverisjen e kaluar sipas tij janë dhënë diku rreth 70 mijë euro për bursistë. Kohët e fundit sipas Berishës, kryetari aktual i Pejës e ka ndarë një buxhet për bursa, por ato do t’i jepen vetëm studentëve të fizikës dhe matematikë.
Për më shumë ndiqeni debatin e plotë në videot e mëposhtme:























