VIDEO-Kosovarët gjithherë kanë ardhur për pushime në Ulqin
BKT
Lajme

VIDEO-Kosovarët gjithherë kanë ardhur për pushime në Ulqin

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq me zyrtarë e afaristë nga kjo komunë, këto ditë në Prishtinë, po prezanton ofertën turistike për këtë sezon për pushuesit nga Kosova.

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, tha se po punojnë që të kenë oferta sa më të mira për kosovarët.

 “Mesazhi im për kosovarët është se ata do të jenë të mirëseardhur në Ulqin. Besoj se barrierat që kanë qenë vitet e kaluar do të hiqen. Ulqini është shtëpia e juaj”, tha ai sot në emision ‘Aktual”, në RTK3.

Kurse Fatmir Gjeka, drejtor i organizatës turistike të Ulqinit, tha se do të vazhdojnë punën që së bashku t’i presin sa ma mirë turistët nga Kosova. “Kosovarët thonë se pa shkua në Ulqin, nuk e quajnë pushim. Ne kemi potencial për të gjithë ata kosovarë që do të vijnë në Ulqin”, tha ai sot në emision ‘Aktual”, në RTK3.

Për më shumë ndiqni videon:

 

 


MË SHUME NGA Lajme