Flet Haxha, si dështoi oferta 400 milionëshe për privatizimin e PTK-së
BKT
Lajme

Flet Haxha, si dështoi oferta 400 milionëshe për privatizimin e PTK-së

RTKlive

Ish-kryeshefi I PTK-së, Shyqyri Haxha ka shpalosur në intervistën e javës në RTK, fakte ekskluzive rreth PTK-së dhe Trepçës. Ai ka akuzuar politikën se e ka planifikuar rrënimin e kompanisë publike, për interesa korruptive.

Në emisionin  “Intervista me Blerimin”, Haxha ka folur edhe rreth kontratës me 'Z-Mobile'.

Sipas tij përkundër fakteve që kjo kontratë ka dëmtuar PTK-në, përpiluesit e kësaj kontrate kanë vazhduar punën e tyre edhe pasi ky i fundit ka lënë punën.

“Si menaxher i një kompanie është obligim ligjor edhe nëse gjen një kontratë të dëmshme duhet ta ndërpresë, unë e kam ndërprerë jo që e ka dëmtuar, por vetëm që zëri ka dalë, ndërsa i njëjti bord kur largohem unë ka vazhduar punën”, tha ai.

Sipas Haxhës e gjithë kjo ka ndodhur si pasojë e keqmenaxhimit. Ai ka pasur një apel edhe për pronarin e kompanisë 'Z-Mobile', Blerim Devolli.

“PTK-ja duhet të shkundet si një mollë, dhe mollët e kalbura të zhduken nga aty, Blerimi Devolli duhet të tërhiqet aty si një burrë, duhet të largohet”

Ndërkohë ish shefi i PTK-së ka folur edhe për tentativat për privatizimin e kësaj kompanie, duke vlerësuar se PTK-së asnjëherë nuk i është bërë vlerësimi siç duhet prandaj edhe ka dërguar letra kryeministrit dhe të gjitha ministrive, por asnjëherë nuk ka gjetur përkrahjen e tyre.

“Kam dërgu letër kryeministrit dhe ministrive që PTK nuk duhet të privatizohet në këtë mënyrë, askush nuk më ka përkrahur mua , përkundrazi ka pas ministra kundër meje , politika ka qenë kundër meje , në atë kohe i kam thënë politikës që strategjia juaj po e dëmton PTK-në, sot shiqoni faktet”, ka shtuar tutje Haxha.

Haxha tregoi për herë të parë se si ishte kontaktuar nga një kompani shumë e fuqishme e Telekomit, për privatizimin e kompanisë. “Oferta ka qenë 400 milionë euro, por në ditën e fundit”, na kanë eleminuar nga gara pa arsye”, ka thënë më tej ai. Sipas Haxhës, politika kishte ndërhyrë, prandaj edhe ky privatizim dështoi në atë kohë.

Haxha ka folur edhe për rastet kriminale që I ka dërguar në EULEX. Asnjë nga gjithsejt katër raste të dërguara në EULEX , nuk është marrë parasysh, është shprehur ish-shefi i PTK-së.

“Është rrezikuar jeta ime dhe e stafit , jemi kërcënuar, cili ka qenë interesi im personal të rrezikoj jetën time, unë kam hyrë në një detyrë që është dasht të bëjë prokuroria, një dëm që është bërë prej 20 milionë eurosh, prokuroria e ka refuzuar të merret me to , janë 4 raste që i kam dërgu në EULEX dhe asnjë nga këto raste nuk është investiguar", ka theksuar Haxha duke përmendur prokuroren special Izabel Arnal, që sipas tij, mbronte interesat e një kompanie franceze që mbante monopolin në PTK për pajisjet.

“Është vështirë të përshkruash situatën  në PTK, ka qenë një kompanie në rënie sikur tash të gjithë parametrat kjo kompani ka qenë e minuar të dështojë, vendimet strategjike të dëmshme, qasje jo profesionale kanë pas për qëllim që kjo kompani të vijë ku është sot, rënia ka qenë e planifikuar, është vështirë të thuhet kjo sepse kemi kaluar në periudha të vështira, të rënda”, u shpreh Haxha.

“Ditën që kam dalë nga PTK ka fillu rënia dhe problemeve, shumë njerëz që kam larguar janë kthyer në punë.”

“PTK ka ardhë me një gjendje të mjerueshme”, ka thënë Haxha.

Ai ka treguar edhe për angazhimin rreth zhvillimit të Trepçës me Princin e Kentit, një projekt serioz që dështoi sepse u bllokua nga politika, siç u shpreh Shyqyri Haxha, i cili aktualisht është profesor në Britaninë e Madhe dhe konsulent I kompanive me renome, por edhe i institucioneve.


MË SHUME NGA Lajme