VIDEO-Ikja e të rinjve sfidë edhe për komunat e Kosovës
Punësimi i qytetarëve të Kosovës me kontrata pune në vendet e Bashkimit Evropian, po shihet si sfidë e cila do të mund të rriste dhe mungesën e kuadrove të ndryshme në tregun e punës.
Për të diskutuar për këtë temë sot në RTK3, në “Studio e Hapur”, të ftuar ishin Durim Halilaj drejtor i Financave në Komunën e Gjakovës dhe Agon Batusha nga Vetëvendosje në Gjakovë.
Halilaj tha se sa i përket largimit të të rinjve në Gjakovë është pothuajse gjendje e njëjtë si në gjithë Kosovën. “Në vitin 2016 kjo gjendje ka qenë më alarmante. Tani rastet në komunën e Gjakovës mund të jenë individuale me pajisje me viza pune ku të rinjtë kërkojnë një jetë më të mirë”, tha Halilaj.
Ai tha se Komuna e Gjakovës ka ndërmarrë disa veprime konkterte për parandalimin e ikjes së të rinjve. ”Janë disa linja buxhetore në të cilat të rinjve u jepet mundësia të krijojnë aktivitetet e tyre dhe të gjejnë një vend pune. Kisha cekë tre veprime; është buxheti për bursat në arsim për të rinj, në kulturë janë suvbverncionet që jepen për të rinj, po ashtu kemi edhe panairin e punësimit. Në këtë aspekt kemi krijua një treg në të cilin të rinjtë mund të gjejnë veten në punësim”, tha ai.
Ndërkaq, Agon Batusha nga Vetëvendosje në Gjakovë tha se ikja i prek të gjitha moshat. “Ata në përgjithësi nuk janë të kënaqur me gjendjen në Kosovë. Të rinjtë vendosin të largohen për një jetë më të mirë. Nuk janë duke u larguar vetëm ata që janë të papunë , por edhe ata që kanë paga të mira” , tha ai.
Për më shumë ndiqni videon:























