Bytyqi takon përfaqësuesit e British Council
BKT
Lajme

Bytyqi takon përfaqësuesit e British Council

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi është takuar me përfaqësuesit e British Council.

 

 

Në këtë takim është biseduar për të arriturat e deritanishme të projektit “Shkollat e shekullit 21”.

Bytyqi në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se ky projekt i rëndësishëm synon të zhvilloj tek fëmijët shkathtësi të mendimit kritik, të zgjidhjes së problemeve dhe të kodimit.

“Pata kënaqësinë sot të dëgjoj nga përfaqësuesit e British Council për të arriturat e deritanishme të projektit “Shkollat e shekullit 21”, i cili ka filluar të implementohet pak kohë me parë në Kosovë, sikur edhe në vendet tjera të Ballkanit Perëndimor. Më gëzoi edhe fakti se Kosova ka fituar vendin e dytë në garën rajonale, në kuadër të Samitit Digjital për vendet e Ballkanit Perëndimor. Pra, ky projekt i rëndësishëm, i cili synon të zhvillojë te fëmijët tanë shkathtësi të mendimit kritik, të zgjidhjes së problemeve dhe të kodimit, tashmë ka filluar të japë rezultate”, ka shkruar në Facebook, Shyqiri Bytyqi.


MË SHUME NGA Lajme