Mustafa ngushëllon për vdekjen e Idriz Gërvallës
BKT
Lajme

Mustafa ngushëllon për vdekjen e Idriz Gërvallës

Me rastin e vdekjes së veprimtarit Idriz Gërvalla, Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka dërguar telegram ngushëllimi.

“Me pikëllim morra lajmin se është ndarë nga ne fizikisht atdhetari i devotshëm dhe veprimtari i çështjes kombëtare Idriz Gërvalla.

Në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe miqve, me të cilët ndajmë dhimbjen dhe pikëllimin", thuhet në telegramin e ngushëllimit të Isa Mustafës.

Idriz Gërvalla ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme. Mbledhja komemorative është mbajtur në Deçan.

 


MË SHUME NGA Lajme