Emery: Nuk jam duke menduar për transferime
BKT
Sport

Emery: Nuk jam duke menduar për transferime

Menaxheri i Arsenalit, Unai Emery insiston se nuk është duke menduar për transferime.

Para ndeshjes ndaj Wolves që do të luhet sonte ai tha: “Fokusi im është në karrierën time dhe për historinë time, për të pasur një përformancë të mirë unë mendoj vetëm për ndeshjet e radhës. Për mua e ardhmja nuk ekziston”, tha ai.

“Jetoj në të tashmen. Është shumë e rëndësishme që të tregojmë përformancen dhe pastaj kapacitetin tim dhe lojtarët duhet të tregojnë çfarë mund të bëjnë”, theksoi ai.

“Kemi shansa, nuk është për mua të mendoj për të ardhmen”, përfundoi ai.