Diskutohet Strategjia Kombëtare për të Drejtat Pronësore
BKT
Lajme

Diskutohet Strategjia Kombëtare për të Drejtat Pronësore

RTKlive

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, sot merr pjesë në takimin e Komitetit Drejtues për zbatimin e Strategjisë Kombëtare për të Drejtat Pronësore.

Pas takimit, në një ceremoni të veçantë, ministri Tahiri dhe Drejtoresha e Misionit të USAID-it, znj. Lisa Magno, sot do të mbajnë fjalë rasti për të prezantuar prioritetet e këtij sektori për vitin 2019.
 
Komiteti Drejtues është themeluar me vendim të Qeverisë së Kosovës, kryesuar nga Ministri i Drejtësisë dhe i përbërë nga ministra të linjës dhe drejtorë të agjencive të pavarura, me qëllim të shtytjes përpara të reformave sektoriale për fuqizimin e të drejtave pronësore.

Synim i takimit është shpalosja e të arriturave sektoriale,prioritizimi dhe zbatimi i masave të dala nga Strategjia për zbatim gjatë vitit 2019, duke përfshirë edhe ato që ndërlidhen me Programin e Reformave Ekonomike të Qeverisë së Kosovës, si dhe identifikimi i sfidave në fushën e të drejtave pronësore.


MË SHUME NGA Lajme