10:07 / 25.04.2019
Haradinaj: Me shtetin e Iowa-s na lidhin shumë vlera të përbashkëta
Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, ka pritur në takim delegacionin e Unionit Amator të Atletikës nga ShBA, prirë nga presidenti i saj Roger Goudy.
Siç njofton kryeministri në Facebook, organizata AAU, i ka sjellë një sasi të madhe me pajisje sportive për shkollat, federatat sportive dhe komunat në vendin tonë.
“Me shtetin amerikan të Iowa-s na lidhin shumë vlera të përbashkëta dhe bashkëpunimi në fushën e sportit, përmes organizatës multi-disciplinare, AAU , është e një dobie të veçantë. Marrëdhënie e posaçme me shtetin e Iowa-s fuqizon miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.























