16:40 / 25.04.2019
Kryeparlamentari Veseli përkujton heroin Fadil Vata
Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka qëndruar sot në Suharekë dhe ka bërë homazhe para shtatores së heroit Fadil Vata.
Veseli ka shkruar në Facebook se kujtimi për heronjtë mbetet gjithnjë i freskët.
Postimi i Veselit në Facebook:
Sot ishim në vendlindjen e tij për të nderuar Fadil Vatën, veprimtarin e hershëm të lëvizjes sonë kombëtare për lirinë e Kosovës. Vitet po kalojnë, por kujtimi për heronjtë e lirisë mbetet gjithmonë i freskët në mendjet dhe zemrat tona.

























