PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, kërkon certifikimin e Listës Serbe
BKT
Lajme

PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, kërkon certifikimin e Listës Serbe

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka aprovuar pjesërisht ankesën e Listës Serbe kundër vendimit të Komisionit Qendror Zgjedhor për moscertifikimin e kandidateve të Listës Serbe për zgjedhjet në 4 komunat veriore.

PZAP urdhëron KQZ  për të certifikuar kandidatët e Listës Serbe.

Kjo ankesë e Listës Serbe vjen pas vendimit të djeshëm të KQZ-së për moscerfitikimin e kandidatëve të Listës Serbe për zgjedhjet në komunat veriore.

Abstenimet e anëtarëve të  Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ  Adnan Rrustemi dhe Nazlie Bala nuk krijuan 8 votat e mjaftueshme për t’u certifikuar këta kandidatë.


MË SHUME NGA Lajme