17:56 / 25.04.2019
Arrihet marrëveshja, Muriqi bëhet me skuadër të re
Vedat Muriqi do të largohet nga Rizespor pas përfundimit të këtij sezoni.
Sulmuesi i Kosovës po kalon formë të mirë në Superligën e Turqisë këtë sezon në fanellën e Rizespor.
25 vjeçari nga Prizreni që ka shënuar 13 gola këtë sezon, po kërkohet nga disa skuadra, si në Turqi, poashtu edhe në Itali.
Por, e ardhmja e Muriqit me shumë gjasë do të jetë në Turqi, te skuadra e Fenerbahces.
Mediet turke raportojnë për një marrëveshje të arritur mes skuadrës së Rizespor dhe Fenerbahces, për transferimin e Vedat Muriqit.
Te Rizespor, Muriqi është transferuar nga Genclerbirligi.























